Liga e Konferencës, Kristal Palasi bën historinë
Crystal Palace është shpallur kampion i UEFA Conference League...

Crystal Palace është shpallur kampion i UEFA Conference League, pas një finaleje të fortë ndaj Rayo Vallecano-s, e cila u vendos në pjesën e dytë me golin e Jean-Philippe Mateta.
Me golin e shënuar në minutën e 51-të, Crystal Palace e fitoi trofeun e parë evropian në histori të klubit dhe kupa e tretë në 12 muajt e fundit.
“Jam 100% i bindur për këtë, sepse nuk mund të bëj asgjë i vetëm. E dini, mund të jem magjistari më i mirë, por nuk do të funksiononte pa lojtarët. Të gjithë lojtarët meritojnë lavdërimet sepse duhet të dëgjojnë, duhet të kenë besim tek unë dhe stafi.” – tha trajneri i Kristal Palas, Oliver Glasner.
Kështu në edicionin e pestë të Ligës së Konferencës morëm edhe fituesin e pestë të ndryshëm. Më parë triumfuan: Roma, Uest Hami, Olympiakosi dhe Chelsea.
Ndryshe Crystal Palace është gjithashtu klubi i dytë anglez që këtë sezon fitoi një trofe evropian, pas triumfit të Aston Villës në Ligën e Evropës.
Me fitimin e Conference League, futbolli anglez për herë të dytë radhazi do të përfaqësohet me 9 skuadra edicionin e ardhshëm në kupat e Europës.
Edhe ky është një rekord. Kulmi i sezonit të klubeve do të jetë të shtunën, kur në Budapest, në finalen e Ligës së Kampionëve, do të përballen kampioni në fuqi PSG dhe Arsenali. (Safet Ademi, TVM2)
