Trajneri Maran publikon listën, dy risi dhe rikthime në kombëtare
Trajneri Rolando Maran, ka publikuar listën e parë në epokën e tij...

Trajneri Rolando Maran, ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare. Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë për dy miqësoret e qershorit me Israelin më 3 dhe me Luxembourg më 6 qershor, në “Air Albania Stadium”.
Para se të publikonte këtë listë, trajneri Maran në një interevistë më të gjatë për FSHF TV, ka vlerësuar rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar në vitet e fundit por ka folur edhe për identitetin që dëshiron ti jep Kombëtares shqiptare në fushë.
“Ndoshta po përsëris veten, por duhet të jemi një skuadër që hyn në fushë sepse dëshiron të tregojë se është më e fortë se kundërshtari. Nëse kundërshtarët tregojnë se janë më të zotë se ne, do ta pranojmë, por ne duhet të kemi në mendje dëshirën dhe zemrën për të hyrë në fushë për të fituar ndeshjen dhe për të treguar që jemi më të mirë se kundërshtarët tanë. Kur hyjmë në fushë me këtë mendësi, duke dhënë zemrën dhe duke djersitur, mund të dalim gjithmonë nga fusha me kokën lart. Rezultati shpesh përcaktohet nga shumë gjëra, por kjo nuk duhet të mungojë kurrë: dëshira për t’u treguar më të zotë se të tjerët.” – ka thënë trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran.
Në listën e publikuar nga italiani Maran, bie në sy emri i sulmuesi Taulant Seferi, që është rikthyer në Kombëtare pas mungesës në grumbullimet e fundit, ndërsa mbrojtësi Naser Aliji dhe mesfushori Nedim Bajrami mbeten emra kyç në repartet e tyre.
Në këtë listë ka edhe dy emra të rinjë portieri Pano Qirko dhe mesfushori Luis Hasa.
I dyti është lojtar në pronësi të Napolit, i cili ka qenë pjesë e të gjithë ekipeve zinxhirë të Italisë, deri në U-21.
Ndërkohë, për shkak dëmtimesh mungojnë Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj. Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë. (Safet Ademi, TVM2)
