Maqedonia përballet me mungesa, kapiteni Bardhi jashtë ekipit për miqësoret

28.05.2026 15:40

Pas disa ditë punë në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll...

Pas disa ditë punë në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot ka zbarkuar në kryeqendrën boshnjake ku edhe zhvilloi seancën e fundit të lehtë stërvitore para ndeshjes kontrolluese me përfaqësuesen e këtij vendi.

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Sedllovski, po përballet me mungesë të rëndësishme në ndeshjen miqësore ndaj Bosnjës e Hercegovinës, që zhvillohet nesër në Sarajevë.

Kapiteni i përfaqësueses Enis Bardhi, për shkak të lëndimit të gjurit, nuk do të luajë në këto dy ndeshjet miqësore të radhës. Ai është paraqitur në kampin stërvitor, por pas kontrollimeve mjekësore është konstatuar se Bardhi, nuk mund të jetë në shërbim të ekipit, njoftoi FFM-ja.

Jo vetëm Maqedonia edhe përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës, po përballet me probleme shëndetësore.

Sipas medaive nga ky vend, Barbarez dhe stafi i tij po monitorojnë me kujdes të madh gjendjen shëndetësore të Shunjiç dhe Lukiç dhe Tabakoviç, të cilët do jenë pjesë e ekipit që do të luajë në botëror. Vetëm Shunjiç është i sigurtë se nuk do konkurojë për ndeshjen kontrolluese me Maqedoninë.

Ndeshja kontrolluese Bosnja e Hercegovina – Maqedonia, e cila do shërbejë edhe si promovimin të ekipit “boshnjak” që do të luajë në botërorin e kësaj vere, do të luhet nesër  në stadiumin “Asim Ferhatoviç-Hase” në Sarajevë me fillim në ora 20:30 minuta. (Safet Ademi, TVM2)