Maqedoni
Bruksel, takimi i liderëve, ende asnjë lajm ç’farë flitet pas dyerve të mbyllura
10.06.2015 12:39
Në Bruksel ende vazhdon takimi maratonë i liderëve të 4 partive më të mëdha, për të gjetur një rugëdalje nga kriza politike në të cilën gjendet vendi...

Ende akush nuk tregon asnjë detaj reth asaj që po bisedohet tashmë prej orës 11 të ditës pas dyerve të mbyllura.
Takimi i sotëm ka një tjetër peshë nga ai i radhës së kaluar në Strasburg. Në të sot marrin pjesë edhe liderët shqiptarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci.
Po ashtu ka edhe një shtesë në përberjen e negociatorëve ndërkombëtarë. Takimit sot i janë bashkuar edhe Alen Le Roa dhe ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Shkup, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.
Tani për tani, nuk ka asnjë detaj nga negociatat.
Paraprakisht ëshë deklaruar zëdhënësja e BE-së Maja Koçiançiq, sipas së cilës Bashkimi Evropjan është e interesuar të arrihet zgjidhje për krizën politike në Maqedoni dhe përpjekjet e Komisionit Evropjan çojnë në atë drejtim.
Sipas informatave jozyrtare, bisedat e sotshme janë zhvilluar në drejtim të strukturimit të qeverisë e cila do ti organizojë dhe zhvillojë zgjedhjet e mundshme deri në prill të vitit 2016, për të cilat paraparakisht liderët u morrën vesh në takimin më 2 qershor në Shkup. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
