2.5 vjet burg, dënimi më i lartë për protestuesit e 5 majit

10.06.2015 18:31

Gjykata Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin më të lartë për protestuesit e pesë majit para qevrisë. Për Boshko Josimovskin gjykata shqiptoi dënim me burg prej dy vite e katër muaj,ndërsa të njëjtit iu hoq masa e paraburgimin, duke iu zëvendësuar me masën parambrojtëse...

Për protestuesin e dytë gjykata shqiptoi dënim me kusht shtatë muaj nëse brenda dy viteve nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Josimovski më herët para trupit gjykues kishte thënë se ka tentuar të ndihmojë një grua të shtrirë para kordonit policor dhe asnjëherë nuk ka lënduar pjesëtarë të policisë. Dy protestuesit e lartpërmendur para trupit gjykues mohuan të jenë pjesëmarrës në protestën e dhunshme dhe zgjodhën të vazhdojnë procesin gjyqësor.

Edhe numri më i madh i protestuesve që u arrestuan më pesë maj pranuan fajin dhe u dënuan me kusht.

Daja i Martin Neshkovskit është dënuar me 10 muaj burg, ndërsa një protestues është dënuar me 1 vit burg, por është e pakapshëm për organet e ndjekjes.

Protestat e pesë majit para qeverisë ishin të organizuara pas publikimit të përgjimeve për biseda të funksionarëve qeveritarë lidhur me vdekjen e Martin Neshkovskit në vitin 2011. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)