Kumanovë: Humb jetën 13 vjeçari nga Çerkezi
Mbrëmë rreth orës 21:10 në rrugën e vjetër Kumanovë-Shkup...

Mbrëmë rreth orës 21:10 në rrugën e vjetër Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkez të Kumanovës ka ndodhur një aksident me pasoja fatale në të cilin jetën e ka humbur 13 vjecari A.A. nxënës i shkollës fillore “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez.
Rastin përmes një kumtese e ka konfirmuar edhe SPB e Kumanovës.
“Më 28.05.2026 rreth orës 21:10, në SPB të Kumanovës është raportuar për një aksident me pasoja fatale. Në të vërtetë në rrugën rajonale Kumanovë-Shkup në fshatin Çerkez, të Kumanovës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh Mercedes me targa të Kumanovës të drejtuar nga F.S. (24) nga Kumanova dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga fshati Çerkezi. Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës ku mjeku e ka konstatuar vdekjen”, thuhet në Kumtesën e SPB Kumanovë.” – thuhet në kumtesën e SPB – Kumanovë.
Gjithashtu nga SPB e Kumanovës njoftojnë se në orën 21:20, shoferi është arrestuar. Hetim rreth rastit ka kryer Prokurori Publik dhe një ekip hetimor nga SPB i Kumanovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)
