Maqedoni

Aksident trafiku në Shkup humbi jetën një motoçiklist 19 vjeçar

30.05.2026 15:30

Një aksident i rëndë trafiku, ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e bulevardit “Nikola Karev” me rrugën “Prohor Pçinski” në Shkup..

Një aksident i rëndë trafiku, ka ndodhur mbrëmë në kryqëzimin e bulevardit “Nikola Karev” me rrugën “Prohor Pçinski” në Shkup, në të cilin ka humbur jetën një 19-vjeçar.
 
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është regjistruar në orën 22:21 ku janë përfshirë një veturë e tipit “Audi A4” dhe dy motoçikleta. Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës “BMW”, M.F. (19) nga Shkupi. I riu është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.