Botë
Hegset: ShBA nuk mban më barrën e mbrojtjes së aleatëve
30.05.2026 16:16
Ka përfunduar koha kur Shtetet e Bashkuara paguanin për mbrojtjen e të tjerëve....

Ka përfunduar koha kur Shtetet e Bashkuara paguanin për mbrojtjen e të tjerëve. Ky është qëndrimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pit Hegset, sipas të cilit Evropa dhe NATO duhet të marrin vendime të mëdha në këtë drejtim. Ai këto komente I bëri në kuadër të Dialogut vjetor të 23-të në Singapor, ku kreu i Pentagonit u kërkoi edhe aleatëve aziatikë të investojnë më shumë në mbrojtje. Uashingtoni nuk do të mbajë më barrën e mbrojtjes së aleatëve të pasur, SHBA-së i duhen partnerë, jo protectorate, tha Hegset.
“Për shumë kohë, kërkesat e sjellshme drejtuar aleatëve tanë evropianë për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen e tyre nuk u dëgjuan. Tani ata më në fund po përpiqen të arrijnë ritmin. U shpërqendruam nga retorika boshe globaliste për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndërkohë që kryeqytetet evropiane hapën kufijtë dhe dobësuan ushtritë e tyre. Mund të keni sa të doni rregulla, por nëse nuk mund t’i mbështesni me forcë, ato nuk vlejnë as sa letra në të cilën janë shkruar. Evropa dhe NATO duhet të marrin disa vendime të mëdha dhe shumë shpejt.”, u shpreh sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pit Hegset.
Zelenski: Rusia po përgatitë ofensivë të re
Derisa diskutohet për vendimet që duhet ti ndërmerr Evropa sa i përket mbrojtjes, presidenti i Ukrainës Zelensky njoftoi se Rusia po përgatit një sulm të ri në shkallë të gjerë.
“Kemi informacione nga burime të inteligjencës se Rusia po përgatit një sulm të ri të madh. Shërbimet tona emergjente janë të gatshme. Forcat Ajrore dhe mbrojtësit e tjerë të qiellit tonë do të jenë në detyrë 24 orë në ditë, si gjithmonë. Çështja e mbrojtjes ajrore dhe nevoja për të ndihmuar Ukrainën në mbrojtjen e qiellit të saj mbetet prioriteti ynë kryesor.”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Putin: Trupat ruse po avancojnë në të gjitha drejtimet
Moska paraprakisht ka paralajmëruar diplomatët dhe shtetasit e huaj që të largohen nga Kievi. Ndërsa presidenti rus Putinit, ka thënë se ushtria ruse është në ofensivë dhe sipas tij zhvillimet në vijën e frontit tregojnë se konflikti mund të jetë pranë përfundimit.
“Kur thashë se konflikti po i afrohet fundit, nuk e bëra pa arsye. E them bazuar në analizën e situatës në fushëbetejë. Trupat tona po avancojnë në të gjitha drejtimet dhe këtë mund ta shihni çdo ditë.”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Putin njëherit përsëriti kërcënimet ndaj Armenisë, duke paralajmëruar për një “skenar ukrainas” nëse ajo vazhdon afrimin me BE-në, si dhe premtoi se do të shkatërrojë çdo shtet që do të guxojë të sulmojë rajonin rus të Kaliningrad.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
