Balotazhi për LPFM, Shkëndija 90 minuta larg historisë

30.05.2026 17:27

Kjo është fundjava vendimtare sa iu përket marrjes së verditkeve përfundimtare për sezonin 2025/26 por edhe për atë 2026/27...

Kjo është fundjava vendimtare sa iu përket marrjes së verditkeve përfundimtare për sezonin 2025/26 por edhe për atë 2026/27, pasi në program janë ndeshjet e balotazit për  plotësimin e LPFM-së. Katër skuadra përmes sistemit të balotazhit, do të orvaten të sigurojnë vetëm dy viza për kualifikim apo mbetje në elitën e futbollit vendor. Në bazë të rezultateve të arritura gjat këtij sezoni u formuan edhe dyshet e kësaj gare, në të cilën Shkëndija e Haraçinës, si skuadra e tretë në LDFM, për kundërshtarin morri skuadrën e tetë në renditjen e LPFM-së, skuadrën e Pelisterit. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e qytetit në Kavadar dhe e njëjta të dielën do transmetohet në TVM2.
 
Skuadra nga Haraçina, për herë të parë në historinë e saj do të luajë një ndeshje kaq të rëndësishme. Ndeshja e dytë e balotazhit, do të luhet në të njëjtën kohë në stadiumin 'Petar Miloshevski' në Manastir do të përballen AP Brera dhe Shkupi. 
 
Fituesit e këtyre dueleve sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e shoqërisë elitare të futbollit në Maqedoni, ndërsa skuadrat qe do të humbin do të garojnë në Ligën e Dytë. (Gazetar: Safet Ademi)