Maqedoni

Vendoset linjë e rregullt ajrore Ohër-Londër

10.06.2015 21:09

Aeroplani i parë i aviokompanisë me buxhet të ulët "Viz er" me 133 udhëtarë nga Londra sot pasdite ateroi në aeroportin e Ohrit "Shën Apostul Pali"...

Bëhet fjalë për linjë ajrore të subvencionuar nga komuna e Ohrit dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, që përmes biletave të lira të tërhiqen turistë nga Britania e Madhe.
 
Zoran Kërstevski, drejtor i "TAV Maqedoni" kompania që menaxhon me aeroportet e Maqedonisë, shprehu bindje se linja e rregullt për në Londër do të thotë zgjerim i ofertës turistike të Ohrit dhe të Maqedonisë para tregut të madh britanik, duke marrë parasysh se anglezët janë popull turistik që dëshiron të pushtojnë destinacione të reja.
 
Mirëseardhje udhëtarëve të parë nga Londra u shprehu edhe kryetari i komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski. Ai shfaqi shpresë se qëndrimi i këndshëm në Ohër do t'i detyrojë mysafirët nga Britania e Madhe përsëri të vijnë në Maqedoni, por edhe se përvojat e tyre pozitive do t'ua transmetojnë të afërmve të tyre.
 
Kryetari i komunës së Ohrit për mediumet deklaroi se kjo linje ajrore paraqet realizim të së asaj që u premtua, në drejtim të aktiviteteve që i zbaton vetëqeverisja lokale dhe Qeveria për zhvillimin e turizmit në vend, por edhe mundësit për zhvillim të ekonomisë lokale.
 
Në pajtim me marrëveshjen me "Viz er", është paraparë që në destinacionin Londër në javë të fluturojnë dy aeroplanë, deri nga mesi i muajit shtator, me ç'rast pritet që në aeroportin e Ohrit këtë sezon të arrijnë rreth 2.500 udhëtarë. Sipas marrëveshjes për subvencion të linjave ajrore, vitin e ardhshme fluturimet për Londër do të startojnë prej më 15 maj deri më 31 dhjetor, periudhë në të cilën aviokompania është e paraparë të sjell shtatë mijë udhëtarë. Gjatë tërë vitit 2017 është paraparë të vijnë 12 mijë udhëtarë dhe në gjysmën e parë të vitit 2018 mbeten edhe katër mijë të tjerë.
 
"Në koordinim me Qeverinë, do të financohet edhe një linje ajrore në relacionin Ohër - Basel, që do të startojë prej 1 korrikut dhe do të subvencionojë tre vitet e ardhshme. Shpresojmë se nuk do të ndalemi këtu, por me mund do të punojmë me kompaninë 'TAV' dhe me të gjitha subjektet për rritjen e frekuencës së fluturimeve drejt aeroportit të Ohrit, me shpresë që Ohri të arrijë qarkullim ajror si në kohërat më të mira, dhe kjo sigurisht do të thotë kontribut edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë lokale", theksoi Bakraçeski./mia