Grand Slem, Roland Garrosi do të ketë një fitues të ri
30.05.2026 17:29
Kushdo që do të triumfojë pas tetë ditësh në finalen e së dielës në fushat me dhe të Roland Garros-it, do të bëhet për herë të parë në karrierën e tij fitues i një turneu Grand Slam...

Pasi Carlos Alcaraz u tërhoq për shkak të një dëmtimi, ndërsa gjatë turneut në Paris u eliminuan edhe Jannik Sinner dhe Novak Djokovic, në letër favoriti kryesor mbetet gjermani Alexander Zverev, i renditur si numri dy i turneut. Zverev ka luajtur tri herë në finale të turneve Grand Slam gjatë karrierës së tij, por çdo herë ka humbur. Ai ishte finalist në US Open 2020, Roland Garros 2024 dhe Australian Open vitin e kaluar. E premtja kaloi me ndeshje dramatike, ndër të cilat spikati përballja mes norvegjezit Casper Ruud dhe amerikanit Tommy Paul. Ruud fitoi pas 4 orësh e 45 minutash lojë me rezultat 3:2 (4-6, 6-7 (4), 6-4, 7-6 (4), 7-5) në sete. Ashtu si Zverev, edhe Ruud ka luajtur tri herë në finale të Grand Slam-eve. Dy prej tyre ishin në Roland Garros, ku humbi pa fituar asnjë set: në vitin 2022 kundër Rafael Nadal dhe në vitin 2023 kundër Novak Djokovic.
Kundërshtari i radhës i Ruud do të jetë braziliani 19-vjeçar Joao Fonseca, i cili pasi ishte në disavantazh 0-2 në sete, arriti të mposhtë Djokovic-in me rezultat 3:2 (4-6, 4-6, 6-3, 7-5, 7-5) në sete. Kushdo që do të triumfojë pas tetë ditësh në finalen e së dielës në fushat me dhe të Roland Garros-it, do të bëhet për herë të parë në karrierën e tij fitues i një turneu Grand Slam. (Gazetar: Safet Ademi)
