Maqedoni
Parashikimi i motit
31.05.2026 11:17
Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë, pasdite mundësi për paqëndrueshmëri me shi, bubullima dhe erë të përforcuar...

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 33 gradë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Edhe në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites është i mundur shi i rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë.
Nga nesër, gjatë javës së ardhshme, moti do të jetë relativisht i ngrohtë. Paradite do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Të enjten priten procese më intensive me reshje më të dendura të rrëmbyeshme shiu.
