Botë

Tsipras do të takohet me Merkel dhe Hollande

10.06.2015 21:24

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras do të takohet sonte me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Francois Hollande...

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras do të takohet sonte me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Francois Hollande, në përpjekje për të zgjidhur krizën ekonomike të Greqisë.
 
Këtë takim e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane.
 
Bisedimet në mes të Tsipras, Merkel dhe Hollande do të zhvillohet në Bruksel pas darkës në mes të përfaqësuesve të BE-së, Amerikës Latine dhe liderëve të Karaibeve, e cila pritet të përfundojë në orën 21:00.
 
Kryeministri grek më herët u takua rastësisht me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, takim të cilin zëdhënësi i Komisionit e përshkruajti si “një shkëmbim i shkurtër miqësorë i pikëpamjeve”.
 
Tsipras dhe Junker janë pajtuar që të takohen sërish të enjten.
 
Bashkimi Evropian është njëri prej kreditorëve të Greqisë./evropaelire