Liga e Kampionëve, PSZH-ja mbrojti titullin e kampionit të Europës
31.05.2026 14:48
PSG mbrojti titullin e kampionit të Europës pasi në finalen e zhvilluar në Budapest mposhti Arsenalin me rezultat 4-3 pas penalltive...

PSG mbrojti titullin e kampionit të Europës pasi në finalen e zhvilluar në Budapest mposhti Arsenalin me rezultat 4-3 pas penalltive, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1-1. Arsenali kaloi i pari në epërsi në minutën e gjashtë me golin e Kai Havertz, ndërsa Ousmane Dembélé barazoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të. Fituesi u vendos pas serisë së penalltive, ku më të saktë u treguan futbollistët e PSG-së. Për klubin parisien ky është titulli i dytë europian, ndërsa PSG bëhet klubi i nëntë në histori që arrin ta mbrojë trofeun e Ligës së Kampionëve. Luis Enrique, trajneri i PSG-së, pas ndeshjes tha se mbrojtja e titullit ishte një arritje e jashtëzakonshme për ekipin e tij.
“Luajtëm një finale të nivelit shumë të lartë kundër një prej skuadrave më të vështira për t’u përballur. Arritëm të barazonim dhe krijuam raste për ta fituar ndeshjen. Në fund, ta mbrosh titullin për të dytin vit radhazi është diçka e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë. Jemi krenarë për tifozët tanë dhe tani është koha për të festuar.”, tha Luis Enrike, trajner i PSZH-së
Trajneri spanjoll shtoi se PSG do të vazhdojë në të njëjtën rrugë edhe në të ardhmen, duke theksuar se skuadra aktuale ka cilësi të mjaftueshme për të mbetur në majën e futbollit europian. Megjithatë Enrike ka një rekord shkëlqyeshëm, personal: kjo ishte finalja e 16-të e fituar nga skuadrat e tij, nga gjithsej 19 finale të luajtura. Për skuadrën e Arsenal-it, ishte kjo humbja e dytë në një finale pas asaj të vitit 2006 kur u mund nga Barcelona.Është interesante se Arsenali, gjat historisë ka më shum ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve 226, por asnjëher nuk ja ka dalë të fitojë në një finale.
Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit është shoqëruar me trazira të mëdha në Francë, ku përleshjet mes tifozëve dhe policisë kanë çuar në më shumë se 400 arrestime. Përkundër angazhimit të 22 000 policëve në mbarë vendin, tifozët dogjën makina dhe kosha mbeturinash, thyen vitrinat e dyqaneve dhe hodhën mjete piroteknike ndaj policëve. Në të gjithë Francën u arrestuan qindra njerëz – vetëm në Paris rreth 500. Vitin e kaluar, në trazira të ngjashme humbën jetën dy persona dhe pothuajse 200 të tjerë u plagosën. (Gazetar: Safet Ademi)
