Mundje, Memedi fiton trofeun “Margaritari i Maqedonisë”

31.05.2026 14:52

Me zhvillimin e luftërave finale ka përfunduar edicioni i 50-të i turneut ndërkombëtar në mundje “Margaritari i Maqedonisë”...

Me zhvillimin e luftërave finale ka përfunduar edicioni i 50-të i turneut ndërkombëtar në mundje “Margaritari i Maqedonisë”, që u zhvillua në Radovish. Titulli i mundësit më të mirë apo fitues i përgjithshëm i edicionit “jubilar”  i takoi Omer Memedit. Ai në finale e kategorisë 97kg., triumfoi kundër përfaqësuesit të dytë vendit  Adam Modosjan, me rezultat 15-15. Kjo ishte një nga ndeshjet më atraktive, me shumë përmbysje rezultati. Kur dukej se Memedi kishte siguruar fitoren me 7-0, Modosjan u rikthye dhe mori avantazhin, ndërsa fituesi u vendos në sekondat e fundit. Adam bëri një gabim që i kushtoi 4 pikë dhe fitorja i takoi Memedit.
 
Rasul Shapiev (79 kg) u shpall mundësi më i mirë vendas, duke lënë një përshtypje të mirë në ndeshjen e tij të finales kundër mundësit moldavas Marius Retko, e cila u karakterizua me shumë aksione interesante dhe luftë deri në sekondën e fundit. Nga ana tjetër, Radu Lefter nga Moldavia, morri çmimin mundësi më i mirë i huaj, pas triumfit në finale ndaj rumunit Omar Sarem. Sa iu përket arritjeve kolektive. 
 
Në edicionin e sivjet të këtij turne, sukses më të madh kishin mundësit nga Moldavia, të cilët fituan gjashtë medalje të arta. Mundësit më të mirë vendor fituan dy medalje, ndërsa Rumunua dhe Bullgaria nga një të artë. Gjithsej 66 mundës morën pjesë në eliminime, ndërsa në luftat finale kishte vend vetëm për 20 më të mirët nga këta mundës. (Gazetar: Safet Ademi)