NBA do kenë kampion të ri, San Antonio pas 12 viteve në finalen e madhe
31.05.2026 14:53
San Antonio Spurs në ndeshjen vendimtare të shtatë të finales së Konferencës Perëndimore

San Antonio Spurs në ndeshjen vendimtare të shtatë të finales së Konferencës Perëndimore në transfertë mundi kampionët aktual Oklahoma City Thunder me 111-103 dhe arriti në finalen e madhe ku do të përballen me New York Knicks. Me rezultatin e përgjithshëm 4:3 në serinë prej shtatë ndeshjeve San Antoni, pas plotë 12 viteve do të luajë në një finale të madhe të NBA-së. Kjo skuadër do të hapë finalen e NBA-së ndaj New York Knicks në shtëpi të mërkurën. Ekipet janë takuar më parë në finale, dhe San Antonio fitoi titullin e NBA-së në vitin 1999 në pesë ndeshje. Ishte titulli i parë nga pesë për Spurs. Titullin e fundit e fituan në vitin 2014, duke mundur Miami Heat gjithashtu në pesë ndeshje.
Ndërsa basketbollisti francez Viktor Vembanjama e kurorëzoi serinë e tij të jashtëzakonshme në finalen e Konferencës Perëndimore, duke ngritur trofeun prestigjioz të Lojtarit më të Vlefshëm (MVP). Ylli i ri i San Antonio Spurs mori këtë çmim me vendim unanim të jurisë, pas udhëheqjes së ekipit drejt fitores në një seri epike prej shtatë ndeshjesh kundër Oklahoma City Thunder. Në fillim të serisë, Vembanjama e pa Shai Gilgeous-Alexander të merrte trofeun e MVP-së për sezonin e rregullt, por francezi ia doli të përfundojë betejën e konferencës me njohjen e tij personale dhe të sigurojë vendin në finalet e NBA-së. (Gazetar: Safet Ademi)
