Chelsea ngacmon Arsenalin
31.05.2026 14:55
Skuadra e Chelseat, rivale e Arsenalit, e ka pritur përfundimin e ndeshjes finale të Championsit mes PSG-së dhe Arsenalit....

Skuadra e Chelseat, rivale e Arsenalit, e ka pritur përfundimin e ndeshjes finale të Championsit mes PSG-së dhe Arsenalit. PSG-ja fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:3, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1. Chelsea në rrjetet sociale ka postuar fotografi të trofeut të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Stamford Bridge”.
“Ejani dhe vizitojeni Shtëpinë e Trofeve në Londër. Rezervoni tani vizitën në ‘Stamford Bridge’”, ka shkruar Chelsea, duke ia bashkangjitur postimit edhe dy yje.
Chelsea është fitues i dy trofeve të Ligës së Kampionëve, në edicionet 2011/12 dhe 2020/21.
