Maqedoni
Ndarje e vauçerëve programerëve më të mirë të rinj
11.06.2015 09:05
Agjencia e Rinisë dhe Sportit sot do t'u ndajë vauçerë programerëve më të mirë të rinj të zgjedhu...

Agjencia e Rinisë dhe Sportit sot do t'u ndajë vauçerë programerëve më të mirë të rinj të zgjedhur në garën që e ka organizuar Shoqata e informaticientëve të Republikës së Maqedonisë.
Gara është mbështetur nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit dhe Fakulteti për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike, ndërsa është zbatuar në pesë cikle - shkollore, rajonale, në nivel shtetëror, si Olimpiadë e Maqedonisë në informatikë dhe Garë e përzgjedhur shtesë, me ç'rast është vendosur të ndahen pesë çmime pjesëmarrësve më të mirë.
Ata do ta prezantojnë Maqedoninë në Olimpiadën ndërkombëtare ballkanike./mia
