Botë
Qeveria australiane apel për luftimin e xhihadistëve
11.06.2015 09:26
Kryeministri australian u ka bërë thirrje shteteve të Azisë Paqësore që të luftojnë grupet xhihadiste, duke thënë se ata janë sfida kryesore e rajonit...

Duke folur në një konferencë për media lidhur me propagandën e terroristëve, Abbott tha se grupi militant “Shteti Islamik” është “kult i vdekjes” me “ambicie botërore”.
“Ju nuk mund të negocioni me një etnitet të tillë, ju vetëm mund t’i luftoni ata”- tha Abbott.
Australia thotë se më shumë se 100 qytetarë të saj janë duke luftuar përkrah militantëve të “Shtetit Islamik” në Siri dhe Irak.
Ky shtet ka paraqitur masa kombëtare të sigurisë dhe ka paralajmëruar se mund ta bëjë një ligj, i cili do t’u hiqte shtetësinë çdo banori që lufton apo përkrah grupet ekstremiste.
