Arsim Lamallari, specialist për promovime të ekipeve në Ligën e Parë

02.06.2026 16:59

Arsim Lamallari, një emër i njohur në futbollin tonë vendor...

Arsim Lamallari, një emër i njohur në futbollin tonë vendor, tashmë ka marrë epitetin e specialistit, kur janë në pyetje promovimet e ekipeve në Ligën e Parë.

Ai një gjë të tillë, siç raporton infOSport.mk e bëri me Shkëndijën e Haraçinës, duke e ndihmuar këtë skuadër për të shkruar historinë, inkuadrimin në Ligën e Parë.

Lamallari, skuadrës kuqezi nga Haraçina iu bashkua shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa përvoja dhe kontributi i tij dhanë fryt që në sezonin e parë.

Kujtojmë, Arsim Lamallari, i cili ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur edhe në futbollin turk, gjatë karrierës së tij kishte ndihmuar edhe skuadrat si Euromilk, Skopje, Sileks dhe Besa Dobërdoll.

Thjeshtë specialistë i promovimeve të ekipeve në Ligën e Parë...