Botë

Mbi 300 shpëtues, teknikë speciale dhe një anije kundër zjarreve marrin pjesë në shuarjen e zjarrit në afërsi të Kievit

11.06.2015 10:41

Mbi 300 shpëtues, 45 njësite të teknikës speciale dhe një tren kundër zjarreve marrin pjesë në shuarjen e zjarri...

Mbi 300 shpëtues, 45 njësite të teknikës speciale dhe një tren kundër zjarreve marrin pjesë në shuarjen e zjarrit, i cili të hënën shpërtheu në një depo për karburante në afërsi të Kievit, kumtoi sot shërbimi shtetëror ukrainas për situata të jashtëzakonshme, transmeton TASS.
 
Sipas kumtesës së shërbimit, vendi i zjarrit është mbyllur për qasje nga 430 ushtarë të gardës nacionale, me qëllim që të garantohet siguria e popullatës.
 
Në zjarrin në bazën e kompanisë ukrainase "BRSM-Nafta" jetën e humbën katër persona, njëri rezulton i zhdukur, ndërsa 13 persona të tjerë janë lënduar. Prokuroria e formoi një rast për ngritjen e një vepre penale për zjarrin./mia