Ekonomi

Rritja e GDP-së, Maqedonia në pesëshen e parë në Evropë

03.06.2026 15:01

Rritja e prodhimit të brendshëm bruto e rendit Maqedoninë e Veriut në pesëshen e parë të vendeve me GDP më të lartë në Evropë prej 3.1% në tremujorin e parë...

Rritja e prodhimit të brendshëm bruto e rendit Maqedoninë e Veriut në pesëshen e parë të vendeve me GDP më të lartë në Evropë prej 3.1% në tremujorin e parë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se të dhënat janë të publikuara nga EUROSTAT dhe ai u fokusua në rritjen e prodhimit industrial, si dhe shtimin e rreth 16 mijë vende të reja pune brenda 21 muajve qeverisje.
 
“Në muajin prill të këtij viti, prodhimi industrial u rrit për 7.6% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Me këtë, në katër muajt e parë të vitit, si rrallë herë të ndonjë shteti në Evropë, kemi prodhim industrial që është në nivel pozitiv, e vogël 0.2%, por nuk është negative në kushte kur e kemi krizën më të madhe energjetike në botë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Megjithatë strukturën më të madhe të GDP-së e përbën ndërtimtaria dhe shpenzimet publike. Brenda kësaj kornize, vendi shënon ulje serioze të bruto investimeve prej 1.5%, rritje të eksportit, por edhe rritje serioze të importit. Sektori i ripërpunimit shënon ulje. Për Qeverinë paratë publike janë shpenzuar në mënyrë produktive, në projekte kapitale.
 
“Është bukur kur flasim për shpenzimet publike dhe ta shohim strukturën brenda dhe faktin se sot kemi 3.1 gjegjësisht 3.3% rritje të GDP-së. Mund të konstatoj se gjithçka që kemi shpenzuar në periudhën e kaluar ka qenë e destinuar drejt. Shihni ndër vite se sa për qind deficit buxhetor kemi pasur dhe cilat ishin normat e rritjes.  Te gjithë e dimë se norma mesatare e rritjes në vitet kur LSDM-ja ishte në pushtet ishte 1.7%. Këto janë fakte.”, - theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.
 
Ministria e Financave shprehet e përkushtuar në ulje e deficitit buxhetor, i cili, sipas parashikimeve, s’do ta kalojë shifrën 3.5%.
 
MERAL ISMAILI