Maran: Do të zbresim në fushë për fitore
Trajneri i kombëtares shqiptare Rolando Maran dhe kapiteni i saj, Berat Gjimshiti...

Trajneri i kombëtares shqiptare Rolando Maran dhe kapiteni i saj, Berat Gjimshiti, kanë folur për mediat në prag të miqësores kundër Izraelit, që do të luhet sonte në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Kapiteni Berat Gjimshiti foli për fillimin e ciklit të ri si dhe atmosferën brenda grupit dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme, ndërsa trajneri Maran, i cili sot debuton në pankinën shqiptare, tha se Shqipëria synon fitoren.
“Nuk është e thjeshtë, sepse kthehemi nga një humbje e rëndësishme, me objektiva të qarta, për të arritur atë gjë që në fillim të kualifikueseve dukej e pamundur. Por, ashtu si shkoi i gjithë rrugëtimi, të gjithë ishim të bindur se mund ta arrinim kualifikimin, gjë që do të ishte shumë e bukur për ne si Kombëtare dhe si shtet. Besoj se ky është një rifillim i ri me një staf të ri. Jemi të gjithë shumë të motivuar dhe grupi është pothuajse i njëjti, me disa lojtarë të rinj. Jemi stërvitur shumë mirë këto ditë dhe jemi gati për këtë cikël të ri.” – u shpreh futbollisti i Kombwtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
“Është e rëndësishme të theksoj se kam parë një pozitivitet shumë të madh nga ana e lojtarëve, që nuk është e lehtë të luhen ndeshje të tilla. Rezultati është i rëndësishëm, po aq sa edhe performanca. Sidomos nëse kemi performancë të mirë dhe vjen edhe rezultati, do të përbënte një ndeshje perfekte. Janë dy ndeshje miqësore, por gjithmonë ka rëndësi rezultati. Duhet të zbresim në fushë gjithmonë për të kërkuar fitoren, do të mundohemi ta marrim me anë të karakteristikave tona dhe me atë që do të provojmë të bëjmë. Do jetë e vështirë, por objektivi ynë do të jetë fitorja. Sigurisht që do ishte ndeshje perfekte nëse rezultati do të vijë dhe me performancë të mirë.” – deklaroi trajneri i Kombwtares shqiptare, Rolando Maran. (Safet Ademi, TVM2)
