Ferrari “blindon” Leklerk-Un
Piloti francez i Formula 1, Charles Leclerc...

Piloti francez i Formula 1, Charles Leclerc, ka nënshkruar një zgjatje shumëvjeçare të kontratës me Ferrari, konfirmoi skuadra të mërkurën përpara Çmimit të Madh të Monaco-s. Leclerc, 28 vjeç, garon për ekipin nga Maranello që nga viti 2019 dhe deri më tani ka fituar tetë gara në Formula 1.
Aktualisht ai renditet i treti në kampionatin e pilotëve për sezonin 2026, pas pilotëve të Mercedes-it, Kimi Antonelli dhe George Russell.
Leclerc është tashmë piloti i dytë në historinë e Ferrarit me më shumë paraqitje në Formula 1 dhe gjithashtu i dyti për numrin e pole position-eve, pas legjendës Michael Schumacher.
Ferrari nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e saktë të kontratës së re, duke deklaruar vetëm se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në “sezonet e ardhshme”.
