Spektakël mbresëlënës në përcjelljen e futbollistëve
03.06.2026 17:59
Kombëtarja e futbollit të Turqisë...

Kombëtarja e futbollit të Turqisë u përcoll drejt Kampionatit Botëror të Futbollit 2026 me një spektakël të pazakontë që mahniti tifozët në mbarë botën.
Nga Stambolli, futbollistët u nisën të shoqëruar nga një autokolonë mbresëlënëse automjetesh elektrike të markës vendase, duke simbolizuar unitetin dhe krenarinë kombëtare.
Videot që u publikuan në rrjetet sociale ilustrojnë më së miri atmosferën – kolona kilometrike automjetesh që ndiqnin autobusin e kombëtares nëpër rrugët e Stambollit. Ky gjest është edhe një dëshmi e besimit të madh dhe mbështetjes së zjarrtë që kombi u jep futbollistëve të tyre përpara nisjes së spektaklit më të madh futbollistik në botë.
