Maqedoni

UEJL dhe Universiteti i Gjilanit „Kadri Zeka” me marrëveshje bashkëpunimi

11.06.2015 11:23

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti i Gjilanit „Kadri Zeka”, zgjerojnë bashkëpunimin dhe në projekte kërkimore në fusha përkatëse.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Tetovë, nga  rektorët e dy universiteteve, Prof. Dr. Zamir Dika dhe Prof. Dr. Naim Syla. 
 
Rektorët potencuan se për realizimin këtyre objektivave do të ketë vizita dhe shkëmbim të anëtarëve të stafit didaktik dhe kërkimor, me qëllim promovimin e seminareve, kurseve, konferencave, përgatitjen e projekteve kërkimore në kuadër të programeve të ndryshme dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushat me interes të përbashkët, etj.
 
Rektori I UEJL-së, Zamir Dika, theksoi përkitjen e UEJL-së me standardet ndërkombëtare, duke filluar nga programet studimore, metodologjia e mësimdhënies dhe mënyra e administrimit akademik.
 
"Kjo na ka mundësuar që universiteti ta tejkalojë idenë primare për të reflektuar vetëm në tregun e Maqedonisë. Këtu, sidomos  duhet theksuar Kosovën, Luginën e Preshevës, Shqipërinë dhe të gjithë rajonin, duke e kuptuar vlerën shtesë që ka ky universitet dhe duke e mirëpritur si një model të ri universitar”, tha Dika.