Futboll

Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

04.06.2026 16:01

Ka nisur me humbje aventura e trajnerit Rolando Maran në krye të Shqipërisë...

Ka nisur me humbje aventura e trajnerit Rolando Maran në krye të Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare është mundur 1-0 nga Izraeli në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”. Maran nuk ka bërë shumë ndryshime në formacionin titullar krahasuar me Silvinjon.
 
Një gol i Gloukh në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj miqësoreje. Shqipëria do të zbresë sërish në fushë të shtunën në orën 20:00 në miqësoren e radhës kundër Luksemburgut.
 
“Ndoshta mund të themi se 15 minutësh I fundit I pjesës së dytë të ndeshjes, nuk ka qenë edhe aq I mirë për skuadrën tonë. Më vjen keq që përfundoi kështu kjo ndeshje, doja një ndeshje tjetër, duke qenë që ishte e para. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe të keqe. Në minuta të caktuara kemi pasur edhe momente që mund t’i shfrytëzonim, por kemi bërë mirë. Edhe pse kam pak ditë që punoj, nuk është e mirë të punosh për një tjetër ndeshje kur sapo ke humbur. Të shohim çfarë mund të përforcojmë tek elementet që s’ishin mirë sot. Ishte një ndeshje jo fortë komforte, pasi ishte kundërshtar që të vë në vështirësi me posedim topi. Por mendoj se lojtarët i janë përgjigjur ideve të mia edhe pse kemi pak ditë që punojmë“, deklaroi trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran.