Basketboll
NBA, Nju Jorku mundi San Antonion në ndeshjen e parë
04.06.2026 16:13
Neë York Knicks fituan ndeshjen e parë të finales së NBA-së si mysafirë ndaj San Antonio Spurs...

Neë York Knicks fituan ndeshjen e parë të finales së NBA-së si mysafirë ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 105-95 dhe kaluan në epërsi 1-0 në serinë që luhet deri në katër fitore. Knicks arritën këtë fitore të rëndësishme dhe morën avantazhin e parketit vendas falë një përmbysjeje të madhe në pjesën e dytë të takimit.
San Anotnio Spurs kishin krijuar epërsi prej 13 pikësh në çerekun e tretë gjat rezultatit 67-54, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Jalen Brunson udhëhoqi Neë Yorkun me 30 pikë, ndërsa në çerekun e fundit ishte më i mirë se ylli vendas Victor Wembanyama, duke shënuar 13 pikë vetëm në atë periudhë. Nga ana tjetër, Wembanyama ishte më efikasi te San Antonio me 26 pikë, por pati përqindje të dobët në gjuajtje (6 nga 21).
Ndeshja e radhës zhvillohet të premten. Ekipi nga Teksasi synon titullin e gjashtë kampion, ndërsa Knicks ëndërrojnë rikthimin në majën e NBA-së pas më shumë se gjysmë shekulli.
