Tenis

Historia e Roland Garrosit, gjysmëfinalja e parë italiane

04.06.2026 16:28

Matteo Arnaldi u kualifikua për herë të parë në gjysmëfinalen e një turneu Grand Slam...

Matteo Arnaldi u kualifikua për herë të parë në gjysmëfinalen e një turneu Grand Slam, pasi në përballjen italiane të Roland Garros mposhti Matteo Berrettini, i cili u detyrua të dorëzohej për shkak të një lëndimi gjat rezultatin 7-5, 5-2 në favor të Arnaldit.
 
Arnaldi, aktualisht tenisti i 104-t në botë, kishte kaluar plot 17 orë e 42 minuta në fushat me dhe të Parisit para çerekfinales.
 
Të premten ai do të përballet me një tjetër italian, Flavio Cobolli. Kjo do të thotë se Italia do të ketë një përfaqësues në finalen e së dielës, ndërsa do jetë gjysmëfinalja e parë e plotë  italiane në historinë e Roland Garrosit.