Botë
Pakistan, sulm vetëvrasës i talebanëve
11.06.2015 11:42
Një sulm vetëvrasës, që kishte për cak veturën e një zëvendëskomandanti të policisë në Peshavar të Pakistanit, ka vrarë dy persona dhe ka plagosur 6 të tjerë.

Talebanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në Hayatabad, në periferi të Peshavarit.
Policia njofton se zëvendëskomandanti i policisë, Tariq Malik, është në mesin e të lënduarve.
Talebanët në Pakistan më shumë se një dekadë janë duke luftuar me qeverinë pakistanze, të cilën duan ta rrëzojnë dhe të krijojnë shtet islamik.
