Maqedoni

Në Gusht, Ohri nikoqir i Asamblesë së përgjithshme të IFMSA-së

11.06.2015 11:54

Për pothuajse një javë rresht, Ohri do të jetë nikoqir i Asamblesë Gjenerale të 64 të Federates Internacionale të asociacionit të studentëve te mjeksisë(IFMSA)...

Nga 3 deri më 9 gusht, në Ohër do të mblidhen  mbi 800 studentë nga më shumë  se 120 vende të të gjithë botës.Organizator i Asamblesë, është Asociacioni i studentëve të mjeksisë në Maqedoni të cilët thonë se para tyre qëndron një sfidë e madhe. 
 
"Duam ti tregojmë botës se edhe Maqedonia mund ti përmbush standardet e IFMSA-së, si një nga organizatat më të mëdha studentore në botë, e cila numëron më shumë se 1.5 milion antëtarë dhe organizata që e përkrahin mes të cilave OBSH-ja, KB dhe UNESCO”, thotë nga ASMM.
 
Temë e Asamblesë së Ohrit, është “Migrimi i punëtorëve mjekësorë” dhe pjesmarrësit do të diskutojnë rreth masave që duhen ndërrmarë për t’u përballur me këtë problematikë.