Botë

Kryeministri i Moldavisë: Vendi, në prag kolapsi financiar

11.06.2015 12:04

Kryeministri moldav ka paralajmëruar për rrezikun e falimentimit të shtetit. Në rrezik është dhe zbatimi i Marrëveshjes së Asociimit me BE-në...

Chiril Gaburici akuzoi politikanët moldavë se e kanë lënë vetëm në një kohë kur vendi ndodhet para një kolapsi të mundshëm financiar.
 
“Pa një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar është e pamundur të shmanget falimentimi i shtetit”, deklaroi ai.
 
Përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje, FMN kërkon shpërbërjen e tri bankave moldave: "Banca de Economi", "Banca Sociala" dhe "Unibank", që janë të përfshira në skandalin e zhdukjes së miliarda dollarëve.