Botë

Lufta në Ukrainë, Putini i hapur për dialog, por me kushte

05.06.2026 11:56

Putin deklaroi se është i gatshëm t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe gjithashtu të angazhohet në dialog me Evropën....

Në kuadër të Forumit Ekonomik në Shën Petersburg, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është i gatshëm t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe gjithashtu të angazhohet në dialog me Evropën. Megjithatë, sipas tij, si ndërmjetës mund të shërbejnë vetëm persona ose palë neutrale, “të cilëve mund t’u besohet”. Putini e përjashtoi Gjermaninë nga ky rol ndërmjetësues.
 
Ai kritikoi Gjermaninë dhe Evropën për furnizimin e Ukrainës me armë, duke i cilësuar ato si jo neutrale.
 
“Ndërmjetësimi kërkon neutralitet. Ku është këtu neutraliteti?”, pyeti kreu i Kremlinit.
 
Sipas Putinit, kushdo që dëshiron të veprojë si ndërmjetës, duhet të gëzojë besimin e të dyja palëve në konflikt.
 
“Si mund t’u besojë Rusia njerëzve që prej vitesh flasin pa pushim se Rusisë duhet t’i shkaktohet një humbje strategjike?”, tha ai.
 
Putini këmbënguli në kërkesën e tij për kontroll të plotë rus mbi rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut si kusht paraprak për arritjen e paqes në Ukrainë.
 
Ne jemi kundër që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një bllok ushtarak.”, deklaroi Putini, duke shtuar se një zhvillim i tillë ngjall shqetësime në Rusi.