LPFM, si ndryshon “harta” për sezonin e ardhshëm
05.06.2026 12:54
Me hyrjen e Shkëndijës së Haraçinës dhe Skopjes në elitë, ndryshon dukshëm hartën e futbollit vendor dhe rivalitetet tradicionale....

Sezoni i ardhshëm i LPM-së, do të zgjerojë hartën e pjesëmarrësve, me Shkëndijën e Haraçinës, që për herë të parë hyn mes më të mirëve të futbollit në vend. Me largimin e Rabotniçkit, Makedonija Gj.P dhe Shkupit dhe ardhjen në elitë të Shkëndijës dhe Skopjes sezonin e ardhshëm do të kemi një skuadër më pak nga kryeqendra, ndërsa me largimin e Pelisterit dhe Brerës, dy rajone si ai Rajoni i Pellagonisë edhe ai i Juglindor, i vendit nuk do ketë mundësi të shohin futboll elitar në stadiumet e tyre.
Rrjedhimisht edhe sfidat derbi për këtë zonë do të shtohen. Nëse sezonet e kaluara derbi i kryeqendrës ishte Vardari-Rabotnicki- Shkupi, apo deri diku konsiderohej i tillë edhe dueli midis këtyre tri me Makedonija Gj.P, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Shkëndija e Haraçinës, do të shtojë rivalitetin në kryeqendër, por edhe në zonën e Karadakut, i cili për herë të parë s’bashku me Bashkimin do ketë dy skuadra në elitë. I ethshëm do të jetë rivaliteti midis Shkëndijës së Tetovës dhe Vardarit, por edhe ai i tetovarëve me Arsimin e Çegranit, për vetë distancën e afërt që kanë dy qytetet, që ndahen midis tyre nga 35 apo 25 km.
Ndërkohë kampionati ka humbur një sfidë me rivalitet dhe histori si ajo ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit, por gjithsesi manastirasit do të rigjejnë në rrugën e tyre një rival si Shkupi, Rabotniçki që do kërkojnë një rikthim të shpejtë në elitë vetëm pas një viti gara në Ligën e Dytë.
Ndërkohë që nga harta e kampionatit për sezonin e ardhshëm, do të largohet edhe Strumica me skuadrën e Brerasë, e cila do të luajë në Kategorinë e Dytë. Sikurse sezonin e kaluar edhe në sezonin e 2026/27, qendra e futbollit do të jetë LFK “Gazi Babë” e cila do ketë tri skuadra përfaqësuese në elitën e futbollit vendor- Vardarin, Shkëndinë dhe Skopjen si dhe Rabotniçkin në Kategorinë e Dytë. (Gazetar: Safet Ademi)
