Cunningham vendos rekord në mitingun e Romës
05.06.2026 12:58
Trey Cunningham shkëlqeu në Ligën e Diamantit me një rekord të ri të mitingut....

Amerikani Trey Cunningham triumfoi në garën 110 metra me pengesa në mitingun e Ligës së Diamantit në Romë, duke vendosur rekord të ri të mitingut Golden Gala Pietro Mennea me kohën 12.98 sekonda.Cunningham vendosi gjithashtu rezultatin më të mirë të sezonit dhe rekord personal.
Në garën e 100 metrave fitoi kampioni olimpik Noah Lyles me kohën 9.88 sekonda, përpara sprinterit kamerunas Emmanuel Eseme, i cili vrapoi 9.94 sekonda, ndërsa i treti u rendit botsvanezi Letsile Tebogo me 9.95 sekonda.
Sllovakja Emma Zapletalova fitoi garën e 400 metrave me pengesa duke regjistruar rezultatin më të mirë të vitit në botë, 52.58 sekonda.
Rezultatin më të mirë në botë këtë vit e regjistroi edhe etiopiania Likina Amebaë në garën 5.000 metra me kohën 14:18.41. (Gazetar: Safet Ademi)
