Maja Çvalinska siguron finalen e Roland Garrosit
05.06.2026 13:00
Polakja Maja Çvalinska vazhdoi përrallën e saj sportive duke siguruar një vend në finalen e Grand Slamit francez...

Tenistja polake Maja Çvalinska siguroi kualifikimin në finalen e Grand Slamit të dytë të sezonit, Roland Garros, pasi në gjysmëfinale mposhti rusen Diana Shnaider me rezultatin 7-6 (4), 6-4. Polakja e re realizoi një sukses të jashtëzakonshëm duke arritur në finalen e Roland Garrosit pasi pjesëmarrjen në Paris e kishte nisur nga kualifikimet.
Në “epokën e turneve të hapur”, vetëm britanikja Emma Raducanu kishte arritur në finalen e një Grand Slami pasi kaloi kualifikimet, në US Open 2021. Në fund, ajo fitoi edhe titullin. Në finale, Çvalinska do të përballet me rusen 19-vjeçare Mirra Andreeva, e cila në gjysmëfinale mposhti ukrainasen Marta Kostyuk me rezultatin 6-1, 6-3. (Gazetar: Safet Ademi)
