Maqedoni

Provimi ekstern i maturës shtetërore po zhvillohet pa problem në të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Gostivarit

11.06.2015 12:45

Në katër shkollat e mesme komunale të Komunës së Gostivarit, bazuar në agjendën e Qendrës shtetërore për provimeve...

Në katër shkollat e mesme komunale të Komunës së Gostivarit, bazuar në agjendën e Qendrës shtetërore për provimeve, nga data 11 deri 19 qershor do të vijojë provimi ekstern i maturës shtetërore për vitin shkollor 2014/15.
 
Siç thuhet në kumtesë, numri total i maturantëve nga katër shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit që do t’i nënshtrohen provimit të maturës është 963.
 
Në Shkollën e mesme komunale provimit të maturës do t’i nënshtrohen 417, në Shkollën e mesme komunale të Mjekësisë 272, në Shkollën e mesme komunale ekonomike 194, si dhe në Shkollën e mesme teknike komunale 80 maturantë.
 
Bazuar në raportet e dorëzuara nga drejtoritë e shkollave deri tek Departamenti për Arsim, kulturë dhe sport në Komunën e Gostivarit, në të gjitha shkollat procesi ka filluar pa problem, duke u nisur nga fakti që shkollat ishin parapërgatitur në aspektin teknik edhe nga zhvillimi paraprak i testimit ekstern.
 
Provimet eksterne të maturës shtetërore në vitin shkollor 2014/2015 do të realizohen sipas dinamikës në vijim: Gjuhë amtare dhe letërsi më 11 qershor, Gjuhë të huaja më 15 qershor, Matematikë më 17 qershor, si dhe Kimi, fizikë, biologji, histori, biznes, filozofi dhe estetikë më 19 qershor.
 
Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00. Rezultatet preliminare të provimeve eksterne, kandidatët do ti kenë në dispozicion më së voni 30 ditë nga data e zbatimit të provimit të fundit ekstern./mia