Integrimi i RMV-së, Mickoski optimist kundrejt kërkesave bullgare

06.06.2026 16:21

Kryeministri Hristijan Mickoski optimist se vendi i ka dyert e hapura...

Kryeministri Hristijan Mickoski optimist se vendi i ka dyert e hapura për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe se Unioni me shumë mekanizma do ta ndihmoj procesin, edhe pse vendi nuk u përmend fare në konferencën për media në samitin e një dite më parë në Tivat të Malit të Zi.

Kryeministrin nuk e demotivon kërkesa e homologut bullgar Rumen Radev që të përfshij bullgarët në kushtetutë. Në kuadër të samitit Mickoski thotë se nuk është takuar kokë më kokë me Radevin, por vetëm se janë përshëndetur.

Ai shprehet i hapur për bisedime dhe paralajëmron se ato do të jenë më të shepshta në Bruksel.

“E rëndësishme është se shum shpesh do të jemi në Bruksel në një tryezë, dhe do të mund të flasim. Kjo na çon më para nga ajo që ishim vitet e kaluara. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, të saktë me strategji të qartë të cilën e kemi si qeveri. Kemi miq, hap pas hapi do të vijmë te qëllimi. Kjo nuk është diçka që bëhet shpejtë, po një maratonë, duhet të përballohet.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Mickoski: Integrimi gradual, përfshin edhe vendin

Në prag të samitit Gjermania dhe Franca prezantuan non pajperin për integrim gradual, i cili sipas Mickoskit do të përfshijë edhe Maqedoninë edhe pse vendi nuk ka hapur kapituj për bisedime.

“Ky  plan i përfaqësuesve më të lartë të Gjermanisë dhe Francës I përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk janë të gjitha vendet në nivelin e njëjtë në procesin e integrimit, por I përfshin të gjitha gjashtë vendet, dhe nuk është I lidhur me procesin e zgjerimit. Është e saktë që pjesë të caktuara të këtij plani nënkuptojnë që disa kapituj të jenë të mbyllura. Por edhe këtu do të ketë lëvizje. Ta shohim versionin përfundimtar dhe ta diskutojmë.” – deklaroi Kryeministri Hristijan Mickoski.

Paralelisht në Shkup janë takuar grupet maqedono bullgare të historisë, por pa rezultate konkrete. Pala maqedonase ka refuzuar të miratoj rekomandimet për përfaqësimin e Kryepeshkopatës së Ohrit në librat e klasës së shtatë në Maqedoni. Takimi i rradhës I shtatorit do të mbahet në Sofje. (Meral Ismaili, TVM2)