Botë

Izraeli përgënjeshtron spiunimin kibernetik të negociatave iraniane

11.06.2015 12:58

Izraeli sot i hodhi poshtë si të pabaza pohimet se agjencitë e saj për zbуlim janë përgjegjëse për hakimin e kompjuterëve në tre hotele evropiane...

Izraeli sot i hodhi poshtë si të pabaza pohimet se agjencitë e saj për zbуlim janë përgjegjëse për hakimin e kompjuterëve në tre hotele evropiane, në të cilat janë zhvilluar negociatat për programin bërthamor iranian.
 
Kompania "Kasperski lab" dje njoftoi se një souter i caktuar spiunues fillimisht ka zbuluar në sistemin e saj, ndërsa pastaj edhe në kompjuterët e tre hoteleve evropiane, ku janë zhvilluar negociata mes përfaqësuesve të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.
 
Edhe "Kasperski" edhe kompania amerikane e sigurimit "Siamantek" pohojnë se virusi shkakton pasoja të njëjta si edhe soufteri spiunues "Duku", virus i cili për herë të parë u identifikua në vitin 2011 dhe për të cilin personat zyrtarч amerikanë dhe ekspertë vlerësojnë se është krijuar nga Izrali.
 
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Cipи Hotoveli përgënjeshtroi përzierjen e Izraelit në këtë rast.
 
"Pohimet për përzierjen e Izraelit në këtë punë janë të pabaza" deklaroi ajo.
 
Paraprakisht edhe zëvendësministri izraelit i Mbrojtjes Eli Ben Dahan përgënjeshtroi se Izraeli ka zbatuar fushatë për spiunim kibernetik në hotele, në të cilat janë zhvilluar negociatat për programin bërthamor iranian./mia