Botë

Në rrugët e Nju-Jorkut do të patrullojnë 330 policë shtesë

11.06.2015 13:11

Për shkak të numrit të rritur të vrasjeve, rreth 330 policë shtesë do të patrullojnë në rrugët e Nju-Jorkut në dhjetë kuarte ku shkalla e krimit është më e lartë...

Nga fillimi i këtij viti në Nju-Jork janë shënuar 451 të shtëna që është për 23 herë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
 
Janë kryer 143 vrasje, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njëjtë kanë qenë 121, kumtoi policia.
 
Ky është viti i dytë me radhë që policët të cilët punojnë në zyra sistemohen në rrugë.
 
Komisari i policisë së Nju-Jorkut, Bill Braton deklaroi se kjo praktikë do të vazhdojë derisa të ulet shkalla e krimit.
 
"Nju-Jorku është një prej qyteteve më të mëdha në SHBA i cili është i sigurt, por për fat të keq, ky nivel i sigurisë nuk është i njëjtë në të gjitha bashkësitë", deklaroi Barton.
 
Nju-Jorku, është qytet me 8,4 milionë banorë, ka 34.500 policë./mia