Zgjedhje në Kosovë, qytetarët votojnë për parlamentare të jashtëzakonshme
Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare...

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me të drejtën e votës të 2,092,174 qytetarëve. Procesi zgjedhor ka vijuar pa probleme nën mbikqyrjen e 100 prokurorëve dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.
Policia e Kosovës mobilizoi një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për sigurimin e qendrave të votimit, depove komunale dhe Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të garantimit të një procesi të qetë, të sigurt dhe të rregullt para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Përpos qytetarëve të vendit në Kosovë kishin ardhur edhe shumë mërgimtarë për të votuar. Kishte edhe nga ata që e bojkotuan votimin.
“Unë kam ardhur enkas për të votuar edhe pse kam pasur mundësinë të votoj me zarf, por e pash të arsyeshme më mirë të jap votën me dorën time. Procesi shkoi mirë, s’kishte pengesa.”
“S’ja vlen të dalim e të votojmë. Jemi lodhur duke ja hedh votën gjithkujt.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë e pjesëmarjes së lartë në zgjedhje për forcimin e demokracisë.
“Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. Ftoj të gjitha palët, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojnë maturi, të dëshmojnë respekt për njëri-tjetrin, por po ashtu edhe dashuri për vendin.” – u shpreh U.D Presidente e Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pjesëmarja sa më e lartë në zgjedhje rrit legjitimetin e institucioneve.
“Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe aq më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë, prandaj edhe u bëj thirje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ta përdorin mundësinë qytetare, të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të kuvendit të republikës në legjislaturën e 11-të.” – deklaroi Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, tha se votimi është moment i rëndësishëm për vendimmarrjen e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.
“Duhet të dalim e ta shfrytëzojmë këtë ditë për të votuar sepse ne sot vendosim për të ardhmen, për katër vitet e ardhshme.” – tha Kandidati për Kryeministër nga rradhët e PDK-së, Bedri Hamza.
Me pritje të ngjashme edhe kandidati i LDK-së për kryeministër.
“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë, janë festat e demokracisë, e shprehjes së lirë, e vullnetit të popullit të Kosovës. Sot presim të kemi zgjedhje të mira dhe demokratike.” – theksoi kandidati për Kryeministër nga rradhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Qytetarët e Kosovës me votën e tyre do të zgjedhin për 120 deputetët. Zgjedhjet u shpallën si pasoj e mos zgjedhjes së presidentit në kuvend , gjë që shkaktoi shëprndarjen e vendit. Këto janë zgjedhjet e treta me rradhë që po mbahen bredna 18 muajve, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit në vitin 2025-të. (Meral Ismaili, TVM2)
