Ekonomi

Rriten çmimet e derivateve të naftës, ulen ato të benzinës

08.06.2026 14:30

Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të lartë për 1,50 denarë për litër...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,46 % në raport me vendimin e datës 1.6.2026.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,609 denarë për kilogram.
 
Nga data 9.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 86,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 88,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 87,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 89,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 47,297 (denarë/kilogram)