Mickoski: Do të ulet çmimi i energjisë elektrike
08.06.2026 15:41
Çmimi i Energjisë Elektrike do të jetë 5 deri në 10 për qind më e lirë, sesa çmimi aktual....

Çmimi i Energjisë Elektrike do të jetë 5 deri në 10 për qind më e lirë, sesa çmimi aktual. Kështu paralajmëroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sipas të cilit, gjatë kësaj jave apo javës së ardhshme, Qeveria do të realizojë takim pune me furnizuesin universal EVN HOME, por edhe me prodhuesin shtetëror ESM, me qëllim që të definohet mënyra e përllogaritjes dhe zbatimit të projektit të menduar nga Qeveria për sigurimin e Energjisë Elektrike për qytetarët me një çmim më të volitshëm sesa ai aktual.
“Sa i përket çmimit të Energjisë Elektrike, jemi duke e përgatitur portofolin e konsumatorit, të cilën do të duhet ta harmonizojmë edhe me distribuesin e Energjisë Elektrike “EVN HOME”, por edhe me prodhuesin shtetëror ESM. Këtë javë apo tjetrën do të kemi një takim pune, ku do të diskutohet mundësia që ashtu si blihet Energjia Elektrike në treg, në rastin konkret furnizuesi universal EVN HOME, zakonisht shpallin konkursin në fund të vitit për gjithë vitin e ardhshëm kalendarik. Tani ne jemi në përgatitje të të gjitha indikatorëve që të kenë mundësi që në fund të vitit ta shpallin konkursin, dhe për vitin tjetër të sigurojmë për qytetarët energji elektrike nga 5 deri në 10 për qind. Dhe ky modalitet do të jetë i veçantë. T’i shfrytëzojmë përfitimet e rinovueshme të energjisë elektrike, siç është dielli dhe në të gjithë këtë miks, për gjithë vitin të sigurojmë një çmim mesatar, i cili, sipas përllogaritjeve të mia, do të jetë 5 deri në 10 për qind më e lirë sesa çmimi aktual. Por, na duhet kohë që të shohim se si do ta operacionalizojmë të gjithë këtë përllogaritje.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Sipas Mickoskit, nëse kjo përllogaritje do të arrihet që të implementohet në praktikë, qytetarët e RMV-së do të kenë çmimin më të ulët të Energjisë Elektrike në Ballkanin Perëndimor. Sipas numrit një të Qeverisë, të gjitha projektet e burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike kanë përfunduar, por për fat të keq, falë politikave të këqija të Qeverisë së mëparshme, disa nga këto projekte janë ndërtuar në tokat pjellore të kategorisë 1, 2 apo edhe 3, dhe deri në fund të vitit pret që vendi ynë të shndërrohet në neto eksportues të Energjisë Elektrike.
FITIM KRYEZIU
