Botë

Televizioni shtetëror grek ERT pas dy viteve sërish filloi me punë

11.06.2015 13:46

Televizioni shtetëror i Greqisë ERT sot e ka transmetuar programin e tij...

Televizioni shtetëror i Greqisë ERT sot e ka transmetuar programin e tij, për herë të parë pas dy vjetëve pasi që është pezulluar nga njëra prej qeverive të kaluara, në suaza të masave më të rrepta për kursim.
 
Kryeministri i majtë Aleksis Cipras, i cili me orvatje të mëdha këmbëngul që të arrijë marrëveshje "para për reforma" me BE-në dhe FMN-në i bëri thirrje ERT që ta mbyllë plagën e madhe në shpëtimin e shtetit.
 
Hapja e sërishme e televizionit shtetëror ka qenë një nga prioritetet e qeverisë së SYRIZA-s në kuadër të përpjekjeve për pezullim të masave për kursim të imponuar nga kreditorët.
 
Kthimi i ERT kushton 300 milionë euro, ndërsa ky televizion është zëvendësuar me NERIT shumë më të dobët, që tani do të bashkohet me ERT-në.
 
Qeveria paralajmëroi se të gjithë 2.500 të punësuar që janë shpallur si tepricë, përfshirë edhe 600 gazetarë do të punësohen, që do të kushtojë 300 milionë euro në vit.
 
ERT është mbyllur më 11 qeshor të vitit 2013 ku si pasojë pati protesta të mijëra njerëzve nëpër rrugë./mia