Maqedoni

Sigurimi i amviserive është potencial i madh për rritje të tregut në Maqedoni

11.06.2015 14:03

Tregu i sigurimit në Maqedoni ka potencial për zhvillim...

Veçanërisht është në rritje sigurimi i pasurisë, ku sipas statistikave janë siguruar vetëm 10 për qind e familjeve në Maqedoni. 
 
Këtë e theksoi Janko Nikollov, drejtor ekzekutiv i Evroins sigurimit, i pranishëm në Maqedoni që nga vitit 2008 me  ndërmarrjen e "Makoshped". 
 
Ai konsideron se duhet të ngrihet kultura e amviserive se në këto kohë kur ka pasur shumë fatkeqësi elementare  të mos ezistojë druajtje se çfarë do të ndodhë.
 
Sipas tij vetëm dhjetë për qind e amviserive në Maqedoni janë të siguruar. Vlerësimi i tyre është se  këtu ka potencial të madh për rritje të tregut të sigurimt. 
 
Përfaqësues të biznesit të sigurimit theksojnë se duhet që të ketë edukim të madh të popullatës që të mos orietohen vetëm në sigurimin e automjeteve, që përfshin pjesën më të madhe të polisave./mia