Monopatinat dhe siguria në trafik, MPB paralajmëron rregulla më rigoroze

09.06.2026 15:27

MPB-ja është duke punuar për të përforcuar kornizën ligjore përmes së cilës do të rregullohet dhe ashpërsohet përdorimi i monopatinave elektrike....

MPB-ja është duke punuar për të përforcuar kornizën ligjore përmes së cilës do të rregullohet dhe ashpërsohet përdorimi i monopatinave elektrike. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, thotë se monopatinat elektrike përbëjnë sfidë serioze edhe për MPB-në, prandaj ka filluar takime me ekspertët, ku së bashku po përgatiten propozime konkrete ligjore, ndërsa shumë shpejt priten zgjidhje të reja në drejtim të rritjes së disiplinës dhe sigurisë në trafik.
 
“Kemi një numër shumë të madh të të lënduarve, si nga drejtuesit e këtyre monopatinave elektrike, ashtu edhe nga këmbësorët që goditen për shkak të përdorimit të papërshtatshëm të tyre. Kam paralajmëruar se dua të hyjmë në kuadër të një reforme që duhet të jetë më rigoroze, me qëllim që të arrihen rezultatet e pritura. Sot kam takim me ekspertët dhe me përfaqësues të MPB-së dhe do të punohet në propozime konkrete ligjore, kështu që shumë shpejt pritet të dalim me zgjidhje konkrete, të cilat sigurisht do të jenë në drejtim të një politike më rigoroze.”, - deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.