Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Siljanovska Davkova: Duhet komunikim

09.06.2026 15:49

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova konfirmoi takimin me nënkryetaren bullgare Iliana Jotova të mërkurën në Sofje...

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova konfirmoi takimin me nënkryetaren bullgare Iliana Jotova të mërkurën në Sofje, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Thotë se takimi është vazhdim i natyrshëm i komunikimit të tyre dhe se pret që bisedimet të mbulojnë edhe çështje thelbësore në marrëdhëniet midis dy vendeve. Për të, për secilin problem ka zgjidhje sado që të duket i vështirë. Në intervistën për emisionin, 360 shkallë, ajo foli edhe për mënyrën e ndryshimeve kushtetuese me efekt juridik të mëvonshëm, duke theksuar se kjo ishte ide proaktive dhe formulë; “fitore me fitore”. Ne do shpejtonim për anëtarësim, ndërkaq fqinji lindor në aktivitetin, që norma kushtetuese të bëhet realitet, tha shefja e shtetit.
 
“Theksova nevojën për ndërtimin e masave për besim. Nëse qytetarët nuk kontaktojnë, nëse nuk marrim pjesë në projekte të përbashkëta, e kam patjetër ta them se kjo është mënyra e vetme që ne të sillemi “bona fide”, të mos lëndohemi, ofendohemi, të mundohemi t’i masim fjalët.”, - deklaroi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Siljanovska Davkova komentoi edhe propozimin e kancelarit gjerman Merc për anëtarësim të vendeve aspirante në BE.
 
“Derisa në atë “letër” kryesore dhe shpresoj se do të jetë ashtu, nuk njohim  ndërrim apo substitut për anëtarësim, që mendoj se jo vetëm Ukraina, por edhe vendet tjera, Sllovakia menjëherë kundërshtoi, nuk do ta pranonin, mendoj se do të na mbajë në kondicion dhe do të na e mundësojë atë  që do të na bënte më të ngjashëm me anëtarët evropianë. Do të thotë në njëfarë mënyre do të jetë evropianizim në hapërim dhe së bashku. Hapi i parë i kësaj filozofie ishte plani për rritje dhe ky është hapi i dytë i reformimit.”, - theksoi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Takimi Siljanovska - Jotova, Mickoski: Dialog sipas parimit të rrugës dykahëshe
 
Për pritshmëritë e takimit të së mërkurës, Davkova – Jotova, ka qëndrim edhe kryeministri Mickoski. Sidoqoftë ai potencon vijat deri ku mund të lëshojë pe Qeveria për mosmarrëveshjet me Bullgarinë.
 
“Unë si kryetar i Qeverisë do të bëj gjithçka që është në fuqinë tonë. E para, të mbroj interesin e qytetarëve, ta mbroj identitetin dhe interesin e shtetit. E dyta, normalisht, të ndërtoj raporte të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët tanë në bazë të parimit të rrugës dykahëshe, sepse për disa punë në jetë duhen më së paku dy njerëz.”, - u shpreh kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Autoritetet e vendit kohëve të fundit kanë paralajmëruar intensifikimin e takimeve dhe kontakteve me qeverinë bullgare, duke e konsideruar si moment të duhur të kontekstit aktual politik.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU