Ekonomi

BB parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 3,5 për qind

11.06.2015 15:03

Ekonomia e Maqedonisë sipas projeksioneve më të reja të Bankës Botërore...

Ekonomia e Maqedonisë sipas projeksioneve më të reja të Bankës Botërore do të ketë rritje prej 3,5 për qind, vitin e ardhshëm 3,8, ndërsa në vitin 2017 do të arrijë 4 për qind.
 
Sipas të dhënave të raportit më të ri "Perspektiva ekonomike globale", ekonomia e Maqedonisë ka rritje më të madhe nga vendet e rajonit.
 
Rritja e BPV-së në Shqipëri është projektuar në 3 për qind për sivjet, në 3,5 për qind vitin e ardhshëm dhe në 2 për qind në vitin 2017, në BeH rritja parashikohet të jetë 2 për qind sivjet, 2,3 për qind vitin e ardhshëm dhe 2,9 për qind në vitin 2017. Në Bullgari për sivjet është projektuar rritje prej 1,1 për qind, vitin e ardhshëm 2 për qind dhe në vitin 2017 do të jetë 2,7 për qind. Parashikohet që Kosova të ketë rritje prej 3 për qind të BPV-së për sivjet, 3,5 për qind për vitin e ardhshëm dhe 3,7 për qind në vitin 2017, Mali i Zi sivjet do të ketë rritje prej 3,4 dhe 2,9 për qind gjatë dy viteve të ardhshme dhe Kroacia sivjet do të ketë rritje prej 0,5 për qind, 1,2 për qind në vitin 2016 dhe 1,6 për qind në vitin 2017. Serbia do të jetë vendi i vetëm në rajon të cilit i parashikohet rënie prej 0,5 për qind për sivjet dhe rritje prej 1,5 për qind vitin e ardhshëm dhe 2 për qind në vitin 2017.
 
Në raportin për Maqedoninë thuhet se ajo gjatë viteve të kaluara tregoi performanse më të mira ekonomike nga fqinjtë, falë investimeve të huaja të drejtëpërdrejta në zonat e lira ekonomike dhe stimulimet nga shteti.
 
Vërehet se borxhi i rritur publik do ta kufizojë hapësirën për mbështetje fiskale të rritjes ekonomike dhe se sistemet bankare të të gjitha vendeve në rajon duke e përfshirë edhe Maqedoninë mbeten të prekura për shkak të ndikimit të mundshëm negativ nga kriza e bankave greke të cilat kanë pjesë të tyre në bankat në shtetet e rajonit.
 
Raporti thekson se pothuajse të gjitha vendet e rajonit duke e përfshirë edhe Maqedoninë, që çmimet e ulta të naftës kontribuan për ulje të shkallës së inflacionit dhe përmirësim të deficitit të llogarisë rrjedhëse, që ndikon në relaksimin e politikës monetare. Çmimet e ulta, sipas Bankës Botërore, kontribuojnë edhe për presionet deflatore./mia