Botë
Burg të përjetshëm për ish-shefin e agjencisë shtetërore kineze për siguri
11.06.2015 15:18
Ish shefi i agjencisë shtetërore kineze për siguri, Xhou Jongkang është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të korrupsionit, njofoti sot gjykata në Kinë...

Xhou, ish anëtar i Komitenti aktual të Politbyrosë së Partisë Komuniste, është funksionari më i lartë i cili u gjend në cak të fushatës aktuale antikorrupsion të presidentit të Kinës, Si Xhiping.
Në kumtesën e lëshuar nga gjykata, theksohet se Xhou është dënuar për shkak të pranimit të rryshfetit, keqpërdorimit të pushtetit dhe zbulimin e sekreteve shtetërore.
Përveç dënimit me burg, u dha urdhër të konfiskohet edhe tërë prona personale e Xhous.
Ai e pranoi dënimin dhe nuk do të ankohet, thekson gjykata./mia
