Botë

Moska e akuzoi Uashingtonin se po e destabilizon gjendjen në Ukrainë

11.06.2015 15:36

Ministria ruse e Punëve të Jashtme e akuzoi sot SHBA-në se po e destabilizon gjendjen në Ukrainë, lajmëroi TASS...

Ministria ruse e Punëve të Jashtme e akuzoi sot SHBA-në se po e destabilizon gjendjen në Ukrainë, lajmëroi TASS.
 
"Për dallim nga Rusia, SHBA-ja jo vetëm që nuk po bëjnë kurfarë përpjekje reale për zgjidhje të krizës ukrainase dhe për parandalim të katastrofës humaniatre në Llugansk dhe Donjeck, por edhe po i shtyejnë autorittet e sotme në Kiev drejt vazhdimit të luftës vëllavrasëse", ceket në kumtesën e minsitrisë ruse me rastin e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për respektimin e marrëveshjes dhe obligimve në sferën e kontrollit të armatimit.
 
SHBA-ja e akuzon Rusinë për okupim dhe tentim për aneksim të Krimesë, për provokime kundër Ukrainës, që nuk janë në pajtim me obligimet në kuadër të OSBE-së, përfshirë sipas Dokumentit të Vjenës të vitit 2011. Pikëpamja e tillë ndaj çështjes është tërësisht e kundërt me realitetin, pohon MPJ ruse.
 
"Kthimi i Krimesë në pëbërjen e Federatës ruse është tërësisht sipas normave të së drejtës aktuale ndërkombëtare, kjo është rezultat i shprehjes së lirë të banorëve të gadishullit, ndërsa akuzat e Rusisë për provokime ndaj Ukrainës nuk kanë kurfarë baze", njofton minsitria ruse.
 
Sipas MPJ-së ruse, është çudi të dëgjohen akuza të tilla nga shteti, i cili vazhdimisht deklaron se angazhohet për paqe dhe siguri ndërkombëtare, ndërsa në disa vitet e fundit ishte i prëzier në destabilizim të gjendjes në Ukrainë dhe në rajone të tjera.
 
SHBA-ja sërish kot akuzojnë se Rusia nuk e përmbushë Marrëveshjen për shkatërrim të raketave me rreze të mesme veprimi dhe rreze të vogël veprimi, ceket në kumtesën e MPJ-së ruse.
 
Në raportin amerikan pohohet se në vitin 2014 Federata ruse ka poseduar, prodhuar dhe testuar raketa me rreze veprimi prej 500 deri 5.500 kilometra. Ky pohim është tërësisht i pavërtetë dhe SHBA-ja nuk cekë kurfarë fakte konkrete si dëshmi, ceket në kumtesën e Ministrisë./mia